FBI heton mbi telefonat që po mashtrojnë votuesit e shteteve kyçe

FBI po heton një ngjarje ende misterioze që ka ndodhur në disa shtete kyçe për zgjedhjet që po mbahen ditën e sotme në SHBA. Sipas autoriteteve, ka ndodhur një rritje e madhe e telefonatave automatike, që tentonin të bindnin votuesit për mos të shkuar të votojnë. Arsyet ishin nga më të ndryshmet, por më e shpeshta ka të bëj me radhë të gjata. Shtetet ku telefonata të tilla janë më të shpeshta janë Miçigani, Pensilvania dhe Florida.
“Telefonatat thonë që për shkak të radhëve duhet të shkohet të votohet nesër. Kjo gjë është një mashtrim, që tenton të mbysë lirinë e votës”, deklaroi prokurori i Miçiganit, Dana Nessel.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




