FBI klasifikon Angli-Argjentinë si ndeshje me “rrezikshmëri të lartë”

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Gjysmëfinalja e Anglisë me Argjentinën është klasifikuar si ndeshje me “rrezikshmëri të lartë” në Kupën e Botës sipas raportit të një takimi mes FBI-së, zyrtarëve të turneut dhe policisë lokale.

Një sërë masash sigurie do të zbatohen në Atlanta edhe pse për autoritet do të jetë një punë mjaft e vështirë. Tifozët do të shkojnë në impiant të ndarë në dy grupe të ndryshme edhe pse brenda “Mercedes Benz Stadium” nuk ishte e mundur që të qëndronin në dy kampe të ndryshme.

FBI-ja, FIFA dhe policia u takuan të hënën, ku u theksua se konfliktet historike midis dy kombeve mund të shfaqeshin në forma problematike gjatë takimit të ditës së  mërkurë.

Sipas autoriteteve lokale brenda në stadiume do t’i kushtohet shumë kujdes situatave në zonat e mbyllura ku shanset që tifozët të kapen me njëri-tjetrin do të jenë të larta. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme