FC Bayern zyrtarizon goditjen e madhe në merkato, Luis Díaz firmos deri në 2029-ën

Gjermani | 1 vit më parë

FC Bayern ka zyrtarizuar transferimin e Luis Díaz. Kolumbiani, i cili vitin e kaluar ndihmoi Liverpool që të shpallej kampion në Premier League, ka firmosur një kontratë, e cila e mban në Mynih deri më

30 qershor të 2029. 28-vjeçari, i cili i kushtoi arkave të klubit bavarez rreth 75 milionë euro, do të mbajë numrin ’14’, numër ky që më parë ka qenë i lojtarëve si Claudio Pizarro, Xabi Alonso dhe Mario Basler.

Luis Díaz gjatë kohës që luajti në “Anfield Road” ishte titullar si në ekipin e Jürgen Klopp dhe atë të Arne Slot. Ai mbërriti në Anfield gjatë merkatos dimërore të sezonit 2021/22 kur Liverpool e bleu nga Porto për 49 milionë euro. Në tri sezone e gjysmë në Angli ai fitoi pesë tituj: Premier League 2024/25, FA Cup 2022, Community Shield 2022 dhe dy Kupa Lige (2022 dhe 2024). Në 148 paraqitje me Liverpool ai shënoi 41 gola dhe dhuroi 23 asist.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme