Federata e Futbollit përjashton të dashurën e Uoker nga stadiumet

Federata e Futbollit në Angli po tenton ç’do mënyrë për të evituar që Kail Uoker të kthehet në një shpërqëndrim për Anglinë. Sipas shtypit në ishull Federata e Futbollit po bën ç’mos që të evitojë praninë e ish-partneres së mbrojtësit në Gjermani.
Laurin Gudman, e cila ka dy fëmijë me Uokerin, ka bërë me dije se do të jetë e pranishme në stadiumet ku do të luajë Anglia gjatë Europianit në Gjermani.
Të njëjtën gjë do të bëjë edhe An Kilner, e cila është e martuar më mbrojtësin e Sitit me të cilin ka sjellë në jetë katër fëmijë.
Për të evituar situata të sikletshme Federata e Futbollit ka bërë me dije se po merr masat e duhura që Gudman të mos jetë prezent në asnjë ndeshje të Anglisë në “Gjermani 2024”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




