Federata Italiane e Futbollit nis bisedimet me Gatuzon

Itali | 1 vit më parë

Pas refuzimit të Klaudio Ranierit dhe Stefano Piolit duket se Federata Italiane e Futbollit ka nisur bisedimet me Xhenaro Gatuzon. Ish-kampioni i botës në 2006-ën duket se do të jetë pasuesi i Luçano Spaletit në pankinën e të kaltërve.

Ish-mesfushori i Milanit ka nisur bisedimet me Federatën, e cila në rast se dështon që të nëshkruajë me Gatuzon ka gati dy alternativa si Fabio Kanavaro dhe Daniele De Rosi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme