Fëmijët për një Lezhë më të gjelbërt, nxënësit e shkollës “Besëlidhja” mbjellin pemë

Aktualitet | 9 muaj më parë

Në Lezhë, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja” kanë treguar se edukimi mjedisor nuk mbetet vetëm në libra. Së bashku me mësuesit dhe me mbështetjen e prindërve, ata kanë ndërmarrë një nismë konkrete për gjelbërimin e qytetit, duke mbjellë pemë dekorative pranë memorialit të Heroit Kombëtar.

Nisma synon të përcjellë jo vetëm një mesazh sensibilizues për komunitetin, se mbrojtja e mjedisit është një përgjegjësi e përbashkët, por edhe në formimin qytetarë ndaj brezit të ri për të qenë sa më të ndërgjegjshëm dhe kontribues në shoqëri.

Përmes kësaj nisme, shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja” synon ta kthejë edukimin mjedisor në një praktikë të vazhdueshme dhe të nxisë edhe shkolla të tjera të ndjekin të njëjtin shembull.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme