Festat e Nëntorit sjellin kreativitet në shkolla: Rama publikon punime të fëmijëve

Në prag të festave të 28-29 Nëntorit, Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka ndarë foto të realizuara nga nxënësit duke theksuar se atmosfera nëpër shkolla është gjallëruar falë punës së fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve përmes programit “Art dhe Zeje”.
“Mirëmëngjes, dhe me pak çaste nga atmosfera e bukur e festave të nëntorit në shkollat tona, ku gjithçka merr jetë falë duarve të fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve përmes programit Art dhe Zeje, ju uroj një javë të mbarë shkruan Kryeministri në postim”, shkruan kryeministri krahas fotove.
Aktivitetet e Nëntorit në shkolla janë shndërruar në një traditë të veçantë, ku nxënësit prezantojnë punime artistike, krijime origjinale dhe performanca kushtuar Ditëve të Pavarësisë dhe Flamurit.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




