Festë, humor e maska- Shkodra përgatitet për Karnavalet, tradita shekullore e qytetit

Festa, muzika, kërcimi dhe humori do të mbizotërojnë për 3 ditë rresht në rrugët e Shkodrës, e cila po përgatitet për të festuar Karnavalet.
Nga data 23 deri më 25 shkurt rrugicat e kryeqendrës së veriut do të mbushen plot ngjyra, festë dhe njerëz të maskuar që kërcejnë e këndojnë për të nderuar këtë traditë shekullore në qytetin e Shkodrës.
Edhe kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga përgatitja e shkodranëve për Karnavalet, ku fton qytetarët ta ndjekin këtë festë.
“Mirëmëngjes dhe me “Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”, të cilat po përgatiten për magjinë e traditës shumëvjeçare të shkodranëve dhe si ftesë për të mos u humbur në përjetimin e 3 ditëve të gëzueshme mes ngjyrave dhe humorit në datat 23-25 Shkurt, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama
Shkodra cilësohet së qyteti më i vjetër i trashëgimisë së festimit të karnavaleve në Shqipëri. Ato kanë qenë prezent që në gjysmën e shekullit të 19-të, rreth viteve 1860-61.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




