Festivali i Pranverës, publiku pret me padurim rikthimin, entuziazëm dhe kuriozitet

Kulturë | 7 muaj më parë

Rikthimi i Festivalit të Pranverës i njoftuar tashmë nga RTSH ka ngjallur interes të padiskutueshëm te publiku shqiptar. Qindra prej tyre e kanë duartrokitur këtë projekt që ashtu siç rikthen madhështinë e festivalit pranveror të dikurshëm, i hap derën interpretuesve dhe krijuesve të rinj të ngjiten dhe debutojnë në këtë skenë.

Në pyetjen e parashtruar në rrjetet sociale, qytetarët janë shprehur entuziastë për këtë rikthim ashtu si edhe kuriozë për atë që pritet të sjellë për publikun shqiptar. Të rinj apo të vjetër të gjithë mesa duket po i presin me padurim këngët që do të vijnë së shpejti në ekranin më të madh shqiptar në RTSH.

Nën kujdesin e Drejtoreshës së Përgjithshme të RTSH-së znj.Eni Vasili, ky festival aq i dashur për shqiptarët dikur dhe i kërkuar sërish prej tyre do të sjellë pranë publikut zërat e artistëve të rinj.

Të gjithë artistët e rinj nga mosha 18 deri në 30 vjeç mund të dorëzojnë këngët e tyre sipas kritereve të përcaktuara nga datat 7 deri më 13 prill për të konkurruar në një skenë ku madhështinë e krijojnë ata vetë dhe për rikthyer emocionet që di t’i përcjellë vetëm muzika.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme