Fidel Ylli rikonfirmohet si president i KOKSH

Fidel Ylli rikonfirmohet për një mandat të dytë në krye të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ndërsa Asambleja zgjedhore është zhvilluar të martën pasdite në Tiranë. Me 64 vota pro dhe 3 kundër, Ylli mban postin e presidentit të KOKSH.
Në pozicionin e zëvendëspresidentit është rikonfirmuar Erlind Pëllumbi me 56 vota pro e 9 kundër, ndërsa më parë u tërhoq kandidati Elez Gjoza. Në Komitetin Ekzekutiv janë zgjedhur Alfred Tahiraj, Enkelejda Çaushi, Florent Kalivopulli, Julinda Dhamo, Izmir Smajlaj, Krenar Dila, Leonard Lula, Pavlina Evro dhe Indrid Çullhaj.
Po kështu janë dhënë dhe pesë urdhëra olimpik për Theodhori Driza, Emin Lishi, Mustafa Fagu, Krenar Luto dhe Sytki Tafili.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




