Fier/ Kamioni me agrume përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi. Frutat mbulojnë rrugët
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem, ku një kamion i ngarkuar me agrume është përmbysur në mes të rrugës. Sipas informacioneve paraprake, kamioni i tipit Volvo, me targa AA 859 SJ, ka dalë nga rruga për arsye ende të paqarta.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., ka pësuar lëndime dhe është dërguar me ambulancë në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, pasagjeri O. Sh. ka shpëtuar pa pësuar asnjë dëmtim.
Pas aksidentit, forcat e policisë, zjarrfikësit dhe grupi hetimor janë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë segment të rrugës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



