FIFA: Botërori 2026, ngjarja më e madhe e të gjitha kohërave

Kupa e Botës 2026 do të jetë ngjarja më e madhe e organizuar ndonjëherë në tokë, dhe jo vetëm në nivel sportiv. “Është një kombinim: hera e parë në tre vende, hera e parë në gjashtëmbëdhjetë qytete, 48 ekipe, 104 ndeshje dhe kohëzgjatja më e gjatë e turneut. Nga studimet tona, ne besojmë se mund të arrijmë 6 miliardë euro në angazhimin total të turneut”, tha Romy Gai, përfaqësues i FIFA-s, gjatë Samitit të Futbollit Social që po zhvillohet në Allianz Stadium në Torino.
“Do të jetë si të organizosh 104 Super Bowl në pesë javë. Do të jetë një ngjarje më globale se kurrë, globale dhe lokale në të njëjtën kohë. Globale sepse do të jetë më e madhja e organizuar ndonjëherë dhe lokale sepse distancat i detyrojnë tifozët të bëjnë një zgjedhje”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




