“Fiksimi” i Luis Enrikes pas punës ka shqetësuar Al-Khelaifin

Gjatë një interviste për “Alkass TV Sports”, numri një i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka përfituar nga rasti për ti thurur elozhe trajnerit të ekipit, Luis Enrike.
Triplea historike e fituar nga skuadra franceze këtë sezon nën dretjimin e teknikut spanjoll ka futur në historinë e klubit Enriken.
Preseidenti nga Katari ka dashur që të tregojë një aspekt të spanjollit kur tha: “Kalonte me orë të tëra në zyrën e tij. një ditë i shkova në zyrë dhe i thash se isha i shqetësuar për faktin se nuk kalonte kohë jashtë. E këshillova që të dilte dhe të merrte pak ajër dhe gjithashtu të shijonte peisazhin”, tha Naser Al-Khelaifi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




