“Final 4” për vajza, gjithçka e hapur për finalen e madhe

Nesër do të luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “Final 4” për vajza, ku do të përcaktohet finalja e madhe e sezonit.
Gramshi – Partizani do të zhvillohen në orën 15:00, ndërsa Vllaznia – Apolonia në orën 17:00.
Dy përballje me rëndësi të madhe, pasi skuadrat që sigurojnë finalen do të marrin pjesë në garat europiane.
Ndeshja Gramshi – Partizani do të luhet në stadiumin e Vorës, aty ku vajzat gramshiote do të kërkojnë përmbysjen pas humbjes 1-0 në sfidën e parë. Nga ana tjetër, Partizani do të synojë një tjetër rezultat historik për të siguruar finalen e madhe të “Final 4”.
Takimi tjetër, Vllaznia – Apolonia, do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, gjithçka mbetet e hapur. Kampionet në fuqi kanë avantazhin e faktorit fushë në këtë sfidë vendimtare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




