“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe Dinamo Siti do të ndeshen përsëri bashkë. Këtë herë në lojë është një vend në finalen e madhe të “Abissnet Superiore” ku edhe do të vendoset fituesja e këtij sezoni.
Tomas Bërdariç për ndeshjen e 4 majit është optimist duke treguar qartë qëllimet e skuadrës së tij, e cila i përket një qyteti që gjithmonë ka në shënjestër titullin kampion.
“Mendoj se është diçka e madhe që të jesh në ‘Final 4’, tani na duhet të kalojmë pas çfarë ka ndodhur dhe të fokusohesh te gjysmëfinalja. Duhet të shkojmë në finale për të fituar titullin. Pas dy dekadash mungesë të titullit në Shkodër, është e rëndësishme që të fitojmë. Kjo ndeshje do të jetë definitivisht deçizive, ne e dimë që ishte e vështirë të arrinim në këtë pozicion dhe është privilegj të jesh këtu dhe tani ne duam të arrijmë maksimumin”, tha trajneri i Vllaznisë.
I vetëdijshëm se ka në favor dy nga tri rrezultate, Bërdariç tregon se: “Shkojmë për të fituar dhe jo për barazimin. Nuk mund ta menaxhosh barazimin, në sezonin e fundit në u përballëm me Egnatian dhe për mua ishte një ndeshje e mirë. Ne kemi një grup shumë të mirë, aftësi, forcë dhe ne duam ti tregojmë këto cilësi në ndeshjen kundër Dinamos në gjysmëfinale dhe jemi të bindur që shkojmë në finale”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




