Finalja e Nations League 2025/ Kristiano Ronaldo: Topi i Artë ka humbur vlerën, Jamalin lëreni të rritet!

Futboll Bota | 1 vit më parë

Kristiano Ronaldo doli sot përpara gazetarëve për të prezantuar ndeshjen mes Portugalisë dhe Spanjës, e cila do të mbahet nesër mbrëma në Mynih ku edhe do të vendoset fitesja e re e Nations League.

Për kapitenin e Portugalisë kjo ndeshje ka mjaft interes pasi paraqet një shans për të fituar një tjetër titull me kombëtaren një herë kampione të Europës. 40-vjeçari nuk resht së surprizuari me urinë që nuk e ka humbur kurrë pas 220 ndeshjes dhe 137 golash të shënuar me luzitanët.

Mbi Portugalinë – “Jemi pozitivë dhe të bindur se mund të fitojmë. E dimë se me cilin ekip po përballemi dhe ata mund të jenë më të mirët në botë. Çdo ndeshje është e ndryshme, çdo ditë është e ndryshme. Finalet janë gjithmonë të vështira, por jemi të bindur se do të jemi ne kampionët. I kemi armët tona”.

Mbi moshën – “Ka ditë të mira dhe të tjera të këqija. Është pjesë e jetës. Mundohem të gjej mënyra për t’u përballur me të gjitha aspektet e saj, jo vetëm në futboll. Është një sfidë e këndshme”.

Mbi Lamine Jamal – “Kërkoj që djali të rritet i qetë, për të mirën e futbollit. Jamal po luan shumë mirë, nuk i mungon cilësia. Duhet të kujdesemi për të. Fëmijëve të mi u pëlqen Lamine. Kam një dashuri të madhe për Spanjën. Lamine Yamal është në një mjedis shumë të mirë brenda ekipit spanjoll”.

Mbi “Topin e Artë” – “Unë u jap këshilla ballë për ballë kujtdo që do të më dëgjojë. Çmimet individuale nuk marrin pëlqim plebishitar. Nuk u besoj shumë; e di sa shumë punë duhet bërë për to prapa skenave. Për mua, duhet të fitohet nga dikush që ka fituar Ligën e Kampionëve. Ky çmim ka humbur vlerën që kishte”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme