Finalja kundër Pogradecit, Tirana zyrtarizon stadiumin dhe orarin e sfidës

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar orarin dhe stadiumin ku do të luhet sfida e Play Out-it kundër Pogradecit, që do të vendosë se cila nga këto dy skuadra do të luajë në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.
Kjo finale do të luhet të dielën e 4 majit në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Tirana mbylli sezonin në vendin e 8-të në Abissnet Superiore, ndërsa Pogradeci u rendit i 5-ti në Kategorinë e Parë. Liqenorët dominuan ndeshjet e Play Off-it në Kategorinë e Parë duke eliminuar Burrelin dhe Besën.
Ka mbetur edhe një ndeshje vendimtare, që do të vendosë fatin e dy skuadrave për sezonin e ri. Fituesi do të luajë në elitë, ndërsa humbësi në Kategorinë e Parë. Sipas rregullores nëse koha e rregullt përfundon në barazim, atëherë luhet koha shtesë dhe nëse pas kohës shtesë nuk ka fitues, atëherë do të jenë penalltitë ato që do të vendosin ekipin fitues.
Sfida Tirana-Pogradeci do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




