Finiq, çelet sezoni turistik – Aktivitete për promovimin e pasurisë kulturore dhe historike
Me një mënyrë krejt të veçantë organizoi sivjet aktivitetin e çeljes së sezonit turistik Bashkia e Finiqit.
Në ambientet e jashtme të Manastirit të Shën Nikollës, në Mesopotam, të pranishmit vizituan ekspozitën me artet figurative ku u promovuan disa prej 33 monumenteve të kulturës dhe të natyrës, që ka në juridiksionin e saj territorial kjo njësi vendore.
Mësuesja Lulia Xhaferi, pjesë e grupit organizator shprehet për motivet që i kanë nxitur për mbarëvajtjen e aktivitetit.
“Do të promovohen vlerat dhe traditat e zonës sonë, dhe të gjitha fshatrat të bashkisë së Finiqit të cilat duhet të trashëgohen brez pas brezi, dhe për këtë ne bëjmë një punë të rëndësishme në mënyrë që dhe fëmijët të kultivohen me këtë ndjenjë”, u shpreh mësuesja dhe organizatorja e aktivitetit.
“Këtu ka një pjesëmarrje të gjerë jo vetëm më nxënës dhe mësues por janë angazhuar edhe prindër për larminë e traditës në zonën e jugut”, u shpreh Lefter Xhollo, mësues dhe organizator i aktivitetit.
Koncerti që u interpretua mjaft bukur nga grupet artistike të shkollave me rastin e Festës së Fëmijëve, elektrizoi atmosferën në hijen e pemëve të larta pranë një monumenti të lashtë kulture.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




