Firmoset marrëveshja për standardizimin e statistikave në drejtësi, Gonzato: Nevojiten të dhëna të besueshme për reforma efektive
Është firmosur një marrëveshje e përbashkët mes institucioneve të drejtësisë për standardizimin e statistikave gjyqësore, me synim rritjen e transparencës dhe efikasitetit në sistemin e drejtësisë.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe nevojën për statistika të besueshme si bazë për identifikimin e problematikave dhe hartimin e zgjidhjeve efektive.
“Bashkëpunimi duhet të mbështetet te zgjedhjet e përbashkëta dhe krahasimi i të dhënave dhe shqetësimeve. Aftësia për të identifikuar hendeqet dhe për të zhvilluar zgjidhje efektive ndaj sfidave sistematike varet thellësisht te disponueshmëria e statistikave të besueshme gjyqësore”, u shpreh Gonzato.
Ai vlerësoi miratimin e kuadrit për unifikimin e statistikave gjyqësore nga Ministria e Drejtësisë, por shtoi se ky hap nuk është i mjaftueshëm. Sipas tij, nevojitet angazhim i plotë institucional në tre fusha kryesore: mbledhja, publikimi dhe zbatimi i të dhënave.
“Ministria e Drejtësisë ka miratuar një kuadër për të unifikuar statistikat gjyqësore që është një hap shumë i rëndësishëm, por kjo nuk mjafton. Duhet që të përmbushen pritshmëritë legjitime të qytetarëve që do të duhet të kemi angazhim të plotë të institucioneve për harmonizim në 3 fusha kryesor: Mbledhje, publikim dhe zbatim të të dhënave. Ka disa çështje sistematike që ndikojnë të gjithë sistemin e drejtësisë dhe që und të trajtohen siç duhet vetëm përmes analizës siç duhet të të dhënave dhe efikasiteti është një nga elementët kryesorë. Aktualisht KLD po punon për masat efikase, por kjo nuk mund të jetë e vetmja përpjekje për sa i takon mbledhjes së të dhënave statistikore të besueshme. Çdo planifikim i ndërmarrë pa bërë analizat e duhura s ai përket statistikave mbetet vetëm një përpjekje teorike dhe që nuk prodhon një ndikim real. Për këtë arsye është e rëndësishme të analizohen të dhënat, të zhvillohen ato dhe të zbatohen politika”, theksoi Gonzato.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



