Fitoi vendin e dytë në Fest 64, Inis Neziri: Festivali, një sfidë në jetën time e kaluar me sukses

Kulturë | 11 muaj më parë

Inis Neziri, fituese e vendit të dytë në Festivalin e Këngës, në Post Fest 64, teksa ndante emocionet, theksoi se për të, festivali këtë vit ishte më shumë sesa një garë artistike.

“Për mua, festivali këtë vit ishte më shumë një sfidë në jetën time sesa një konkurrim. Mund të them se ishte një sfidë e kaluar me shumë sukses. Jam shumë e lumtur për këngën që solla në festival, diçka ndryshe si për mua, ashtu edhe për publikun. Këtë vit kam marrë shumë mbështetje dhe dashuri pozitive, që nga publiku e deri te shoqëria,” u shpreh Neziri.

Sipas saj, dy nga këngët më të dëgjuara dhe më të preferuara u evidentuan që në etapat e para të festivalit.

“Dy nga këngët më të dëgjuara dhe më të preferuara u evidentuan që në etapat e para të festivalit, ndaj edhe pa praninë e familjarëve, brohoritjet për këngët tona do të kishin qenë po aq të forta”,tha këngëtarja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme