Fitore me “tris” dhe vendi i parë për Holandën, në 1/16-at e pret Maroku

Holanda ka mundur 3-1 Tunizinë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë dhe të fundit të Grupit F të Botërorit. “Tulipanët” e mbyllin grupin në vend të parë, në kuotën e 7 pikëve, dhe në fazën e 1/16-ve do të përballen me Marokun.
Nisje sprint e kombëtares së drejtuar nga Koeman, që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 3-të, pas autogolit të Skhiri. Pak minuta më pas dyfishoi Brobbey. Në pjesën e dytë Mastouri shkurtoi diferencën në 2-1, pastaj van Hecke fiksoi rezultatin përfundimtar në 3-1.
Përfundoi në barazim 1-1 sfida në Arlington mes Japonisë dhe Suedisë, ku ndodhi gjithçka në pjesën e dytë. Maeda kaloi në avantazh skuadrën aziatike, disa minuta më pas Elanga barazoi shifrat, duke e projektuar Suedinë në 1/16-at si e treta e grupit.
Japonia e ka mbyllur grupin në vend të dytë dhe në fazën tjetër do të ketë përballë një emër të madh si Brazili.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




