Fitorja nuk i mjafton Bagnaias, Jorge Martin shpallet kampion

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Jorge Martin është kampioni i ri i botës në MotoGP! Pilotit spanjoll i duhej vetëm vendi i 3-të në Çmimin e Madh të Barcelonës për të fituar titullin e klasit të lartë për herë të parë në karrierën e tij.

Vendi i parë në Barcelonënuk i mjaftoi Pecco Bagnaia, i cili përfundoi 10 pikë prapa madrilenit në klasifikimin e përgjithshëm.

I dyti në podiumin e sotëm u rendit Marc Marquez, i cili zuri vendin e 3-të në renditjen e përgjithshme të MotoGP.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme