Flakët përfshijnë malin e Shashicës mbi Vlorë, era e fortë përkeqëson situatën
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Malin e Shashicës, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë kurorën e gjelbër të qytetit të Vlorës. Flakët po përhapen me shpejtësi të madhe, të ndihmuara nga era e fortë që po fryn mbi zonë dhe nga stinës me temperatura të larta.
Menjëherë pas njoftimit janë nisur dy shërbime të repartit zjarrfikës të Vlorës, por forcat operacionale po përballen me vështirësi ekstreme në terren. Aksesi i mjeteve motorike drejt vatrës kryesore të zjarrit është pothuajse i pamundur, për shkak të terrenit të thyer malor dhe mungesës së infrastrukturës rrugore për automjetet e rënda.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



