Flamurtari kërkon mbështetjen e tifozëve, hyrja falas për sfidën kundër Egnatias

Flamurtari do të zhvillojë ndeshjen e parë sezonale në shtëpi këtë sezon të dielën në mbrëmje kundër Egnatias.
Kanë përfunduar punimet në stadiumin “Flamurtari” dhe klubi vlonjat fton të gjithë tifozët që të mbështesin skuadrën pasi hyrja në stadium do të jetë falas kundër rrogozhinasve, që vijnë me statusin e kampionëve në fuqi.
“Hyrja falas! Mbushim stadiumin dhe mbajmë gjallë pasionin!”, shkruhet në njoftimin e klubit. Nën dritën e prozhektorëve, Flamurtari rikthehet të luajë në Vlorë.
Të gjitha ata që nuk kanë mundësi të ndjekin ndeshjen në stadium mund ta shohin sfidën Flamurtari-Egnatian në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




