Flamurtari-Tirana në RTSH, Nuhiu: Presioni na frymëzon

Abissnet Superiore | 11 muaj më parë

Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Flamurtarit, që do të luhet nesër në Vlorë dhe do të transmetohet në RTSH Sport. Bardheblutë nuk po kalojnë një moment të mirë, por tekniku shpreson që kthesa e madhe të fillojë që përballë vlonjatëve.

“Kemi analizuar detajet më të vogla të një kundërshtari që lufton shumë, pres nga skuadra ime që ti përgjigjet në të njëjtën formë. Dua përqendrim maksimal, besoj fuqishëm te grupi dhe ta shfaqim në fushë. Presioni na frymëzon mua dhe futbollistët, pres që të sakrifikojnë, ata që do fillojnë ndeshjen apo dhe ata që do jenë në stol.

Kam parë shumë dëshirë te grupi për tu përmirësuar apo edhe grintë, besoj që nesër e shfaqim në fushë nesër apo në vijim, nuk do të kemi probleme. Kemi shfrytëzuar këto 2 javë, se si të shkojmë te porta dhe të jemi të qetë e cinik që ti shfrytëzojmë rastet”, ka thënë mes të tjerash Nuhiu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme