“Flasim bukur gjuhën angleze”, fëmijët gjirokastritë interpretojnë në gjuhën ndërkombëtare
Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze,23 Prill ,Qendra Kulturore e Fëmijëve “Fato Berberi” organizoi aktivitetin “Flasim bukur gjuhën angleze”. Fëmijët pjesëmarrës interpretuan pjesë të ndryshme letrare në gjuhën angleze.
Në këtë organizim morën pjesë 20 fëmijë nga shkolla të ndryshme të Gjirokastrës, të cilët u pajisën me certifikata, ndërkohë që u shpallën edhe tre fituesit.
“Ky konkurs përfshin fëmijë të klasave fillore, kryesisht nga klasa e dytë deri në klasën e pestë, të cilët janë shumë të angazhuar dhe të apasionuar pas gjuhës angleze. Konkursi i gërmëzimit është tashmë një traditë në Qendrën Kulturore të Fëmijëve dhe organizohet çdo vit. Interesi dhe kërkesat nga fëmijët për zhvillimin e tij janë gjithmonë të larta”, tha Uljana Veli, instruktore.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe prezantimi i librave dhe botimeve për fëmijë në anglisht, që disponon biblioteka “Tasim Gjokutaj”
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze festohet çdo vit më 23 Prill e caktuar nga UNESCO për të promovuar diversitetin kulturor dhe përdorimin e anglishtes si gjuhë ndërkombëtare. Kjo datë përkon me ditëlindjen dhe vdekjen e shkrimtarit të njohur William Shakespeare.
Gazetare: Yllka Ponde
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



