Flora dhe fauna e liqenit të Shkodrës, dallëndyshja e detit faqebardhë, shpendi i rrallë

Sociale | 2 vite më parë

Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër ka zhvilluar censusin e dallëndyshes së detit faqebardhë. Për vitin 2024 janë numëruar 734 individë ose e përkthyer në çifte, 367 çifte të cilët janë në prag folenizimi. Vendet ku u realizua monitorimi dhe numërimi i tyre ishin: Shegan, Flakë, Kamicë dhe Bregu i Rërës. Liqeni Shkodrës është i vetmi mjedis në vendin tonë ku kjo specie folenizon.

“Është një shifër e kënaqshme, por nuk do të thotë që është gjithçka perfekt. Ka ende për të punuar në mbrojtje të habitatit të këtyre shpendëve”, u shpreh Aurora Piroviq, eksperte mjedisi.

Dallëndyshja e detit faqebardhë folenizon në mjedise ujore, mbi zambakë, në thellësi rreth 1 m.

“Është pikërisht prezenca e bimësisë pikërisht zambaku i ujit që kemi dy llojesh të verdhe dhe të bardhë dhe në pjesën lindore ku gjenden këto zambak është pikërisht dhe vend folenizimi i kësaj dallëndyshe”, tha ekspertja e mjedisit.

Liqeni i Shkodrës është habitati natyror i mbi 280 llojeve të shpendëve ndërsa aktualisht po përgatitet dosja për në UNESCO sa i përket rezervës së biosferës ndërkufitare të zonës së liqenit të Shkodrës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme