Fluks i lartë kalimesh në Morinë – Fundjava e fundit e gushtit, mbi 17 mijë hyrje-dalje në 24 orë
Gjatë gjithë sezonit veror, pika kufitare e Morinës është shoqëruar me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh. Edhe këtë fundjavë, situata paraqitet e ngarkuar, me hyrje-dalje të shumta nga të dyja anët e kufirit.
Këtë fundjavë, një grup turistësh nga Izraeli vizituan Kosovën dhe Shqipërinë, duke parë nga afër disa prej qyteteve kryesore të rajonit.
“Kam vizituar të dy vendet, më shumë më pëlqeu Kosova për shkak të gatimeve, Prizreni ishte fantastik dhe me shumë histori”, u shpreh një turiste.
Nga ana tjetër, një pjesë e qytetarëve të Kosovës kanë vendosur t’i bëjnë pushimet e tyre pikërisht në fund të muajit gusht.
“Po shkojmë për Durrës për pushime”, u shpreh një turist tjetër.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në këtë pikë kufitare kanë hyrë dhe dalë mbi 17,400 persona, ku po punojnë me të gjitha kapacitetet për të përballuar fluksin, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe radhët e gjata.
Gazetar: Dashamir Shehi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




