Fluks i lartë në Morinë, qytetarët kthehen për të kaluar festat me familjarët
Në pikën e kalimit kufitar në Morinë është shënuar rritje e ndjeshme e fluksit të udhëtarëve dhe automjeteve gjatë gjithë javës, ndërsa edhe këtë fundjavë janë regjistruar kalime të shumta.
Fluksi dominohet kryesisht nga qytetarë të Kosovës, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar fundjavën dhe pushimet.
Afrimi i festave ka ndikuar gjithashtu në shtimin e lëvizjeve në këtë pikë kufitare, për shkak të kthimit të emigrantëve që zgjedhin vendlindjen për të pushuar.
Pavarësisht fluksit në rritje, situata në pikëkalimin kufitar të Morinit po menaxhohet normalisht nga Policia Kufitare, me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe uljen e kohës së pritjes.
Për mjetet me targa të huaja nuk janë shënuar vonesa, ndërsa për shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës po zbatohet kalimi pa kontroll, në bazë të marrëveshjes dypalëshe mes dy qeverive.
Gazetare : Shkurte Elezaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




