Fluks i shtuar lëvizjesh në Muriqan, mbi 20 mijë persona kanë hyrë në 24 orë, shkak fundjava dhe afrimi i festave
Këtë të diel, pika kufitare e Muriqanit është përballur me fluks të shtuar lëvizjesh. Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë shtetas shqiptarë që udhëtojnë drejt Malit të Zi për të kaluar fundjavën. Sipas autoriteteve kufitare në Muriqan, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një fluks i lartë hyrjesh në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky shtim i lëvizjeve lidhet kryesisht me afrimin e festave të dhjetorit, periudhë gjatë së cilës shumë emigrantë zgjedhin të kthehen pranë familjeve.
Autoritetet doganore bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë gjithsej 20100 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe kanë dalë 2069 shtetas. Kanë hyrë gjithsej 990 mjete dhe kanë dalë 948. Autoritetet po punojnë për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur vonesat, ndërsa u bëhet thirrje udhëtarëve të tregojnë durim dhe të respektojnë rregullat kufitare.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




