Formalizimi i tregjeve ushqimore, Administrata Tatimore monitoron 10 tregje, 112 masa administrative

Gjatë muajit gusht, Administrata Tatimore ka ushtruar kontrolle në 59 subjekte dhe ka bllokuar 17 ton mallra pa faturë.
Në një postim në rrjetet sociale, Administrata Tatimore bën bilancin për muajin që lamë pas, duke thënë se 10 tregje kanë qenë në monitorim, ndërkohë që kanë vendosur 112 masa administrative.
Tatimet u bëjnë thirrje të gjithë bizneseve që të shoqërojnë me faturë tatimore çdo produkt bujqësor e blegtoral.
Aksioni i tatimeve nisi më 14 korrik, pas një fushate 1 javore sensibilizimi ku ju bën thirrje subjekteve që të lëshonin fatura për çdo produkt bujqësor dhe blegtoral që tregtonin.
Sipas Administratës Tatimore shoqërimi me faturë i produkteve përveçse është detyrim ligjor siguron edhe gjurmueshmëri nga prodhuesi tek konsumatori, dhe rrit edhe sigurinë ushqimore.
Faza e parë u mbyll më 3 gusht dhe në të 12 qarqet e vendit u bllokuan 103 ton produkte bujqësore dhe blegtorale që po shiteshin pa faturë tatimore.
Gazetare: Bjolanda Çuku
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




