Formula 1: Verstappen shpallet kampion, titulli i katërt radhazi

Sporte të tjera | 2 vite më parë

George Russell dominon Çmimin e Madh të Las Vegasit pasi u nis nga vendi i parë dhe fiton garën, ndërsa Leëis Hamilton kompleton dopietën e skuadrës Mercedes, duke zënë vendin e dytë.

Por lajmi i ditës është se Max Verstappen, që përfundon Çmimin e Madh në Las Vegas në vendin e 5-të arrin të fitojë titullin e tij të katërt kampion bote, kur kanë mbetur edhe 2 gara nga përfundimi i kampionatit të Formula 1.

Ky është titulli i katërt radhazi për pilotin holandez të Red Bullit. Mbetet akoma e hapur gara për titullin e konstruktorëve, që duket se do të vendoset në fund të sezonit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme