Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, nënshkruhen 10 marrëveshje biznesi! Von der Leyen: Ngremë fabrika AI në rajon

Ekonomi | 1 vit më parë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj në Forumin e Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, dha një mesazh të fuqishëm mbi të ardhmen ekonomike dhe digjitale të rajonit, duke theksuar se Ballkani Perëndimor po integrohet thellësisht në tregun dhe politikën industriale të Bashkimit Evropian.

Von der Leyen njoftoi se gjatë forumit do nënshkruhen 10 marrëveshje të rëndësishme biznesi, ndërsa ditën e nesërme (14 tetor) do diskutohen edhe 24 projekte të tjera investimi, të cilat mund të sjellin deri në 4 miliardë euro investime të reja në rajon.

“Për pak momente do nënshkruajmë 10 marrëveshje të rëndësishme biznesi, nesër do diskutoni 24 investime të tjera të mundshme dhe së bashku ato mund të sjellin 4 mld euro investime të reja në rajon.

Kjo do jetë nxitje masive për rajonin, do krijojë vende pune e mundësi te reja përgjatë shumë zinxhirëve të vlerës. Me këto projekte po e sjellim Ballkanin Perëndimor brenda politikës sonë industriale.

Sot po përçojmë një sinjal të qartë në sektorin e biznesit: Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën”, deklaroi ajo.

Presidentja Von der Leyen vuri theksin e veçantë te Inteligjenca Artificiale (AI), si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të ardhshëm. Ajo zbuloi se BE do të hapë fabrikat e saj të AI edhe në Ballkanin Perëndimor, duke e vendosur rajonin në hartën teknologjike të Europës.

Sikurse i cilësoi ajo, “fabrikat antena” do të vendosin në dispozicion të rajonit gjithë fuqinë kompjuterike të unionit. Von der Leyen shtoi se kompanitë e Ballkanit Perëndimor do të kenë qasje direkte në infrastrukturën europiane të inteligjencës artificiale.

 “Sot kemi 4 superkompjutër në 10 kryesorët globalisht. Po përdorim super kompjuterët për të zhvilluar zgjidhje europiane të IA. Po ngremë një rrjet fabrikash të ai në mbarë Europën.

Ne do hapim fabrikat tonë të inteligjencës artificiale në Ballkanin Perëndimor. Do e nisim me ngritjen e dy fabrikave antena në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi dhe do e shtrijmë këtë shtyllë kurrizore digjitale në gjithë rajonin. Kompnaitë tuajan do kenë mundëis ti qasen infrastrukturës europiane këtu në rajon. Fuqia kompjuterike e unionit do jetë në shërbimin tuaj. Dua që të bëhet e ardhmja e AI në europë ashtu dua që BP të jetë në zemër të saj”, tha Von der Leyen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme