Franca dhe Gjermania bashkojnë forcat për të forcuar mbrojtjen ajrore të Kievit

Botë | 1 vit më parë

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas Këshillit të Ministrave franko-gjerman në Toulon, Parisi dhe Berlini njoftuan se do të rrisin furnizimet me pajisje të mbrojtjes ajrore për Ukrainën. Ky vendim vjen si përgjigje ndaj “sulmeve masive ruse” që kanë goditur vendin gjatë javëve të fundit.

Dy vendet theksuan se janë “të vendosur të mbrojnë sovranitetin e Bashkimit Evropian”. Në deklaratën përfundimtare, ato shprehën zhgënjimin se “pavarësisht përpjekjeve intensive diplomatike, Rusia nuk tregon asnjë qëllim për t’i dhënë fund luftës së saj agresionale kundër Ukrainës.”

Presidenti francez, Emmanuel Macron, shtoi në konferencën e përbashkët për shtyp se Franca dhe Gjermania, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojnë të “ushtrojnë presion” duke vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.

Kjo masë e përbashkët shënon një përforcim të ndjeshëm të angazhimit të dy fuqive kryesore evropiane për të ndihmuar Kievin, duke theksuar se Evropa po ndërmerr hapa konkretë për të mbrojtur sigurinë e saj dhe të aleatëve të saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme