Franca e Portugalia ruajnë pozicionet

Futboll Bota | 1 vit më parë

Franca dhe Portugalia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e dyë të Grupit A të Kampionatit Evropian U17, “Shqipëri 2025”.

Një barazim që ruan pozicionet e të dy skuadrave në grupin A, kjo në të njëjtën kuotë pikësh, 4. Pra Portugalia në vendin e parë me golaverazhin 4-0, kurse Franca në vendin e dytë me golaverazhin 3-0.

Portugezët i afrohen golit në të 17’, kjo me anë të Hoze Netos, por ka pritur Zhurdren. Nguesan shfaqet dy herë rrezikshëm në portën portugeze. Fillimisht në të 35’ dhe më pas në të 41’, ndërsa neutralizohet nga Robert Kunja.

Edhe pjesën e dytë Franca e ka nisur në sulm, ndërsa Azizi shfaqet rrezikshëm në të 47’. Veçse mbrojtësi i katërkëndorit portugez është i pathyeshëm. Provon dhe një herë Eynard, por goli nuk del në dritë për Francën.

Dy mundësi të mira për Stiven Manuel në të 65’ dhe në të 67’, veçse Zhurdren mban të paprekur portën e bluve. Në një sfidë të ekuilibruar, portierët ishin ata që dolën në hap me pritjet e tyre. Përfundimisht 0-0, ndërsa ndeshja ka ardhur në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme