Franca menjëherë në duart e Zidane, zyrtarizimi është vetëm çështje kohe

Ish-lojtari i njohur ka fituar 3 Champions radhazi me Real Madrid si trajner. Talenti nuk mungon, por “Bleus” duhen ribërë për të gjetur ekuilibrin.
Tani Zizou. Vetëm Zizou. Të gjithë duan Zizou. Kurrë Franca nuk e ka pritur një trajner si Zinedine Zidane, më i madhi pas Michel Platini dhe trajner fitues i Real Madrid në periudhën 2016-2021.
“E di emrin e pasuesit të Deschamps, por nuk mund ta them”, – u shpreh muaj më parë presidenti federal, Philippe Diallo. Dhe të gjithë e kuptuan se referimi ishte Zidane. Cikli i Deschamps ishte mbyllur, pavarësisht gjysmëfinales së humbur, pas 14 vitesh të jashtëzkonshme. Franca nuk mund të gjendej e papërgatitur.
Është vetëm çështje kohe, ndoshta ditësh, zyrtarizimi i Zidane në krye të “Gjelave”. Ai është kandidati i vetëm. “Ndihem gati”, – ka thënë vetë Zizou pak kohë më parë. Për herë të fundit ka drejtuar në vitin 2021, kur la Real Madrid pas 6 sezonesh si fitues. Karizmatik dhe një menaxhim tekniko-taktik mjaft i mirë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




