Franca shkëputet nga aleatët perëndimorë, mbështet vendimin e GJND për urdhërarrestin ndaj Netanjahut

Botë | 2 vite më parë

Franca u shkëput nga aleatët e saj perëndimorë dhe shprehu mbështetje për Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) pas njoftimit të vendimit të saj për të kërkuar urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, ministrin e tij të mbrojtjes dhe udhëheqësit e Hamasit.

 “Franca mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë e saj dhe luftën kundër mosndëshkimit në të gjitha situatat”, tha ministria e jashtme franceze.

Paris tha gjithashtu se ka paralajmëruar “për shumë muaj” nevojën për respektim të rreptë me ligjet ndërkombëtare humanitare dhe “në veçanti për nivelin e papranueshëm të viktimave civile në Rripin e Gazës dhe mungesën e aksesit humanitar”.

Lëvizja e Francës shënon një ndarje të madhe midis pozicionit të saj dhe atij të aleatëve të saj perëndimorë, duke përfshirë Britaninë e Madhe , Italinë dhe SHBA-në, ku presidenti Joe Biden e quajti vendimin “të egër”.

Franca ka qenë një nga vendet e pakta perëndimore të gatshme për të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit, duke përfshirë kritikimin e vendimit të SHBA për të vënë veton në rezolutat e armëpushimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që herët dhe duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme