Francë-Marok, 10 mijë policë të mobilizuar

Uncategorized | 4 vite më parë

Me rastin e gjysmëfinales së Botërorit mes Francës dhe Marokut, e planifikuar për nesër në orën 20:00, sistemi i sigurisë që do të vendoset në krahasim me ndeshjen e së shtunës së kaluar është dyfishuar. Këtë e raporton L’Equipe. Në Francë do të mobilizohen 10,000 policë dhe xhandarë, përfshirë 2,200 në Paris. Vigjilenca është veçanërisht në Champs-Elysees, ndërsa kryetari i qarkut të tetë të Parisit ka kërkuar mbylljen e trafikut nga ora 20:00.

Në korrik 2018, pas fitores së Francës ndaj Kroacisë në finalen e Kupës së Botës 2018 në Rusi, Policia nuk arriti të frenojë përleshjet në kryeqytetin francez.

Pogba, thirrje shokëve të përfaqësueses – “Së bashku! Unë jam me ju. Ju jap gjithë forcën time. Të gjitha forcat e mia për këtë grup. Ky është grupi im, ata janë djemtë e mi”: kështu është shprehur Paul Pogba për shokët e tij te Franca. Siç raportohet nga profili i federatës franceze të futbollit në Tëitter, mesfushori i Juventusit u ka dërguar një video mesazh djemve të Didier Deschamps, të cilët janë të impnejuar nesër mbrëma në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Katar kundër Marokut.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme