Frekuentimi i malit të Moravës – Qytetarët ngjiten për sport dhe ajër të pastër
Mali i Moravës, që ngrihet hijshëm pranë qytetit të Korçës, është një nga destinacionet më të preferuara për sport dhe relaks në natyrë.
Ky mal i bukur, që ngrihet pranë qytetit, ofron një mjedis të qetë dhe natyrë të pasur, ideale për shëtitje nëpër shtigjet e gjelbëruara, vrapime, çiklizëm, ngjitjet sportive që ofrojnë një përvojë të veçantë për të pasionuarit pas aktivitetit fizik si dhe relaks në ajër të pastër.
Frekuentimi i tij ndihmon në përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor shprehen banorët që e frekuentojnë.
“Zakonisht në fundjavë ngjitemi këtu”, tha një qytetar.
“Është ajër i pastër, vend i bukur dhe u bëj thirrje edhe të tjerëve ta frekuentojnë”, u shpreh një tjetër qytetar.
Gjithashtu, pamjet panoramike që ofron maja e Moravës janë mbresëlënëse dhe tërheqin shumë adhurues të fotografisë dhe natyrës.
Gazetare: Geralda Manushi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




