“Fresh Summer” në Korçë, koncert në qendër të qytetit me hitet e rrymës rok

Kulturë | 1 vit më parë

Me rastin e panairit veror “Fresh Summer”, sheshi para katedrales në Korçë u shndërrua në një skenë gjigante muzike dhe argëtimi.

Të ftuarit specialë të mbrëmjes ishin grupi i njohur “3 Muskëtjerët”, si dhe artistët e rinj Flavia Zere, Ergi Hasani dhe Boni Hamzallari, të cilët sollën një atmosferë të paharrueshme me hitet e tyre, si dhe hite botërore në rrymën rok.

“[Aktivitete të tilla] janë shumë të rëndësishme. Shpresoj të bëhen sa më shumë dhe që të rinjtë të jenë pjesë e tyre. Sot do të performojmë një repertor shumë të bukur, që është i ndarë në muzikë ‘house’, hite shqiptare të ndryshme nga unë dhe nga Boni, dhe presim ‘Tre Muskëtjerët’ që të ndezin skenën,” tha këngëtarja Flavia Zere.

“Unë do të thoja që roku ka lindur si një dëshirë për të eksploruar, një dëshirë për të qenë i lirë. Kështu që njerëzit që janë të çiltër, të lirë, që i duan aventurat, duhet të dëgjojnë me se s’bën rok,” u shpreh këngëtari Ergi Hasani.

Ky aktivitet vjen në bashkëpunim me Bashkinë Korçë dhe është pjesë e nismave kulturore e argëtuese që i japin jetë qytetit gjatë verës.

Mbrëmja solli muzikë, energji dhe emocione për të gjithë qytetarët dhe vizitorët e shumtë që ndodhen në Korçë gjatë sezonit turistik.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme