“Fundi i një dashurie”, Morata divorcohet pas 8 vitesh martesë

Gosip | 2 vite më parë

Ka përfunduar historia e gjatë e dashurisë mes Alvaro Moratas dhe Alice Campellos, me të cilën spanjolli kishte katër fëmijë, Alessandro, Edoardo, Leonardo dhe Bella.

Vetë lojtari i Milanit e bëri të ditur këtë me një story në Instagram: “Pas një periudhe reflektimi, Alice dhe unë kemi marrë vendimin të ndajmë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshme e respektit të ndërsjellë në të cilën e kemi dashur dhe e kemi ndihmuar shumë njëri-tjetrin.”

Ishin vite të mrekullueshme – vazhdon postimi i Moratas – dhe bukuria ishin katër fëmijët tanë, padyshim gjëja më e mirë që bëmë së bashku. Është një vendim i dhimbshëm për të cilin kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri. Mos bëni histori për asnjë minutë protagonizëm, sepse, e përsëris: nuk ka munguar respekti në asnjë moment, vetëm shumë keqkuptime të vazhdueshme që konsumuan pak nga pak marrëdhënien. Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe gjithçka që përjetuam së bashku ishte e pabesueshme dhe një mësim i madh”, tha lojtari i ri i kuqezinjve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme