Fundjava sjell diell, rënie të lehtë të temperaturave dhe erë përgjatë bregdetit
Ulja e temperaturave në disa gradë do t’i favorizojë ata që kanë nisur pushimet në fillim korriku. Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, fundjava do të karakterizohet nga një mot i kthjellët me diell.
“Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushtet atmosferike të qëndrueshme e në këtë mënyrë si për fundjavën edhe për fillimin e javës së ardhshme moti parashikohet i kthjellën në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta dhe mesatare kalimtare në relievet malore në lindje të cilat në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe shtrëngata afatshkurtra.
Temperaturat për fundjavën ashtu dhe për fillimin e javës së ardhshme do të jenë në vlera 37-36 dhe gradualisht në vlera 35 deri në 33°C. Ndërsa sa i përket edhe temperaturave në orë të mëngjesit, ato do të kenë një rënie, pra nga vlerat 26 apo 27 gradë celsius, ato do të zbresin në vlerat 19 apo 21°C”, tha meteorologu.
Ajo që do të bezdisë më së shumti pushuesit në bregdet do të jetë era.
“Për fundjavën edhe për ditën e hënë do të jetë relativisht problematike dhe shpejtësi mesatare 10 m/s ndërsa hera herës ajo do të fitojë shpejtësi deri në 15 apo 17 m/s ndërsa duke filluar nga dita e martë dhe më andej era do të humbasë shpejtësi dhe do të jetë me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s”, tha ai.
Përgjatë relieve malore në Lindja Juglindja, reshjet në formën e shtrëngatave afatshkurtra do të shoqërohen me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




