Fundjavë pranverore pranë detit në Durrës, shëtitje dhe larje në det
Temperaturat e ngrohta dhe moti i kthjellët i kësaj fundjave kanë sjellë një numër të lartë qytetarësh dhe vizitorësh në vijën bregdetare të Durrësit. Shëtitorja buzë detit dhe zona e plazhit janë kthyer në hapësirat më të frekuentuara, ku dhjetëra njerëz kanë zgjedhur të kalojnë disa orë relaksi, duke shijuar diellin, ajrin e pastër dhe qetësinë që ofron bregdeti në këtë periudhë para nisjes së sezonit turistik.
Vendas dhe turistë të huaj kanë përfituar nga moti i favorshëm për shëtitje përgjatë bregdetit, për të marrë rreze dielli në rërë apo edhe për t’u larë në det.
Vij nga Zvicra. Është hera e parë që vij në Durrës. Më pëlqen shumë, është shumë bukur dhe qetë. Ushqimi është shumë i mirë dhe klima gjithashtu. Do të qëndroj një javë këtu dhe besoj se do të rikthehem sërish.
Me ngrohjen e motit bregdeti i Durrësit kthehet gradualisht në një nga destinacionet më të preferuara për fundjavë, duke sjellë gjallëri në zonën turistike dhe duke dhënë sinjale pozitive për sezonin veror.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




