Fuqizimi i gruas, Shehu: Revolucion në shoqërinë shqiptare, arrihet përmes 5 prioriteteve

“Fuqizimi i gruas, është në fokus të Partisë së Lirisë”, kështu ka deklaruar nga studio e RTSH 24 Ines Shehu, sekretare për fuqizimin e gruas pranë kësaj force politike.
Shehu u shpreh se nisma për fuqizimin e gruas është një revolucion në gjithë shoqërinë shqiptare. Ajo theksoi se ky revolucion arrihet përmes 5 prioriteteve.
“Në politikë s’mund të gjesh gjërat gati. Duhet të ecësh me ritmin e z.Meta që është vërtetë shumë i shpejtë.
Ky revolucion do arrihet me 5 prioritetet: Ndalimi i shpopullimit; rritja e pagave dhe pensioneve; investimi te kapitali njerëzor; dyfishimi i buxhetit për arsimin dhe kërkimin shkencor; dhe ulja e kostos së jetesës; Shqipëria, fuqi eksportuese.
Gruaja është fokus në Partinë e Lirisë, sepse është shtylla kryesore e një familje. Duke ngritur një grua, ngremë një familje. Duke ngritur familjet shqiptare, ngrihet automatikisht dhe shoqëria. Kjo është baza për zhvillimin e grave”, tha Shehu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




