Furnizimi me energji elektrike, linjë e re 35 KW për Razmën, Bogën dhe Thethin

Sociale | 2 vite më parë

Problemet e furnizimit me energji elektrike në zonat turistike të Razës, Bogë, dhe Thethit pritet të marrin fund brenda këtij viti. Drejtori rajonal i OSHEE Rajoni Verior Armando Zhuka tha se puna për lindjen e re 35kë do të nisë gjatë muajit të ardhshëm.

“Është përfunduar projekti dhe po kalon për shqyrtim të miratimit të fondit ku do të zhvillohet një linjë e re 35 kë. Do të filloj nga nën stacioni i Malësisë së Madhe ku stacioni i parë do të jetë në Razëm, i dyti do të jetë në Bogë dhe i treti do të jetë në Theth”, u shpreh Armando Zhuka, Drejtor rajonal OSHEE.

Linja e re e cila do të këtë 3 stacione në Razëm, Bogë dhe Theth pritet ti japë fund një herë e mirë  defekteve në këto zona turistike.

Sa herë ka reshje shiu apo erë të fortë përcjellësit e linjës Razëm-Bogë pësonin defekt duke lënë në errësirë banorët dhe bizneset atje. Me investimin e ri Zhuka thotë se këto zona nuk do të kenë më problematika sa I takon furnizimit me energji elektrike.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme