Fusha e Maliqit nën ujë, kërkohen investime afatgjata në lumin Devoll
Fusha e Maliqit vijon të jetë nën pushtetin e ujit edhe pas reshjeve të fundit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në rreth 4 mijë hektarë tokë bujqësore.
Sipas specialistëve, zgjidhja nuk mund të jetë afatshkurtër, por kërkon një investim madhor dhe të qëndrueshëm në lumin Devoll dhe forcimin e argjinaturave, ndërsa ndërtimi i një hidrovori do të ishte zgjidhja përfundimtare për menaxhimin e ujërave.
Ndërkohë, Bordit Rajonal i Kullimit në Korçë bën me dije se ekziston një projekt konkret për lumin Devoll, i cili parashikon forcimin e argjinaturave dhe jo thjesht riparimin e tyre.
Projekti synon një zgjidhje të qëndrueshme për zonën dhe ka një vlerë investimi të parashikuar deri në 1 milion euro.
Gazetare: E. Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




