Fushata e pyllëzimeve – Bashkia e Tropojës mbjell 3 mijë fidanë

Aktualitet | 10 muaj më parë

Përgjatë rrugës kryesore Cërrnicë – Bajram Curri, Bashkia e Tropojës ka hapur gropat dhe ka nisur mbjelljen e fidanëve me plep dhe bli.

Për bashkinë e Tropojës kjo është periudha e përmirësimit të sipërfaqeve pyjore dhe shënon aktivitetet për muajin dhjetor, që konsiderohet si “muaji i pyjeve”.

Fatbardh Metaliaj, drejtor i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Tropojës, thotë se do të mbillen rreth 3 mijë fidanëve jo vetëm përgjatë rrugëve kryesore, por edhe në zona të dëmtuara nga erozioni apo zjarret në pyje.

Drejtori i  Shërbimit Pyjor e cilëson situatën aktuale e pyjeve pozitive, me ulje të dëmeve nga zjarret dhe ndërhyrjet njerëzore, si dhe me shtim të sipërfaqeve pyjore në disa fshatra.

Bashkia e Tropojës ka një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore e renditur ndër të parat bashki në shkallë vendi.

Gazetare: Nermin Spahiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme