Fushata për dhurim vullnetar të gjakut është shtrirë në të gjithë vendin, Koçiu: Njësia lëvizëse e dhurimit këtë javë në Durrës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se fushata ndërgjegjësuese e MSHMS-së për dhurim vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe të gjithë atyre që kanë nevojë jetike për gjak është shtrirë në të gjithë vendin.
Sipas ministres, njësia lëvizëse e dhurimit të gjakut ka vijuar me praninë e saj në të gjithë vendin, duke e zgjeruar kështu këtë nismë jetëshpëtuese.
“këtë javë kjo njësi do të jetë në bashkinë e Durrësit dhe në institucione, të cilat i janë bashkuar me zemër kësaj kauze”.-shkruan ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Duke i bëri apel qytetarëve të dhurojnë gjak, Koçiu shkruan më tej se, “Një dhurim i vogël, një jetë e shpëtuar. Le të bëhemi drita e shpresës për ata që kanë më shumë nevojë”.
https://www.facebook.com/61550901522643/videos/4150582761880129
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




