Fushë-Krujë, eksploziv makinës së administratorit Ilir Loci. Deklaroi se nuk ka asnjë konflikt
Makina në pronësi të administratorit të Njësisë Administrative Fushë Krujë, Ilir Loci, është hedhur në erë pas shpërthimit me lëndë plasëse, mbrëmjen e së hënës (29 shtator).
Automjeti ndodhej i parkuar në oborrin e një restoranti.
Burime bëjnë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në gomën e përparme, në anën e pasagjerit, ndërsa dyshohet se autorët e kanë hedhur eksplozivin nga një rrugicë pranë restorantit, ku ndodhi ngjarja.
Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua në një rreze të gjerë, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, por shkaktoi dëmtime edhe në një tjetër automjet të parkuar aty pranë.
Në lidhje me ngjarjen, Policia mori në pyetje administratorin Ilir Loci, i cili ka deklaruar se nuk ka konflikte.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




