Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Stavri Lubonja

Futbolli shqiptar “vajton” ndarjen nga jeta të Stavri Lubonjës. Lajmi i ndarjes nga jeta i ish-lojtarit të Dinamos ka trishtuar të gjithë sportdashësit dhe jo vetëm.
Stavri Lubonja ka mbyllur sytë përgjithonë në moshën 89-vjeçare. Prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën në Neë Jersey.
Në vitet ‘60 është shpallur kampion me Dinamon për herë të parë, teksa ka ngritur lart trofeun e titullit edhe 2 herë të tjera.
Gjithashtu me dinamovitët është shpallur edhe golashënuesi më i mirë në kampionat me 11 gola në vitin 1959, ndërsa në karrierën e tij ka qenë pjesë e Kombëtares dhe trajner e pjesë e klubit të Dinamos.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




